Sport

Lopetegui flet pas shkarkimit nga Spanja: Jam i trishtuar

Julen Lopetegui u shkarkua ditën e sotme nga detyra e trajnerit të Spanjës për arsyjen se ai nuk e njoftoi presidentin e Federatës për kontartën e re që nënshkroi me Realin e Madridit.

“Jam shumë i trishtuar, por kemi një skuadër të mrekullueshme dhe shpresoj që të fitojmë Botërorin”, tha Lopetegui për mediat spanjolle.

Ndërkohë presidenti i Federatës Spanjolle, Luis Rubiales tha se e largoi trajnerin për arritjen e marrveshjes me Realin e Madridit.

“Negociatat janë zhvilluar pa asnjë dijeni nga Federata, që e mësoi vetëm 5 minuta para konferencës për shtyp. Ka një mënyrë të të vepruarit dhe Lopetegui nuk e zbatoi”, ka deklaruar Rubiales .

Kombëtarja e Spanjës tashmë në Botërorin që do të zhvillohet në Rusi dhe që do të nis ditën e nesërme do të drejtohet nga trajneri Fernando Hierro, që kishte detyrën e drejtorit teknik te kombëtarja spanjolle.

Ndeshjen e parë në Botëror, Spanja do ta luajë kundër Portugalisë në datë 15 qeshor në orën 20:00.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko