Bota, Te Fundit

Londër, kritikohet kryebashkiaku për reklamën denigruese të Khloe Kardashian

IMG_1044

Krye-bashkiaku i Londrës u vu nën presion ditën e sotme për të ndaluar një poster reklamues të Khloe Kardashian në metronë e qytetit. Sadiq Khan-it i është kërkuar të heq reklamën e motrës së Kim Kardashian, veçanërisht tani, vetëm pak muaj pas shtrëngimit të rregullave mbi reklamat e transportit publik.

Kritikët i kanë bërë thirrje kryetarit për të hequr imazhin e Proteinave Botërore, për shkak të shqetësimeve së mund të shkaktojë probleme tek vetëbesimi i grave dhe vajzave të reja.

E njëjta kompani u kritikua për një reklamë të mëparshme, gati dy vjet më parë kur promovonte një trup të tonifikuar për plazh.

Beach-body

Khan, i cili është babai i dy vajzave adoleshente, njoftoi verën e kaluar së reklamat që vënë londinezët nën presion për të qenë në përputhje me një imazh jo real trupi ishin të ndaluara nga rrjeti i transportit./ opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko