Rusi 2018, Sport

Lojtari i Meksikës merr kartonin më të shpejtë në historinë e Botërorit

Lojtari i Meksikës, Jesus Gallardo ka hyrë në historinë e Botërorit, pasi ka marrë karton e verdhë vetëm pas 15 sekondash lojë të zhvilluar.

Gallardo u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen që Meksika luajti ditën e sotme kundër Suedisë, ku u mposht me rezultatin 0-3, e vlefshme për Grupin F.

Meksika arriti të kualifikohej për më tej si e dyta e Grupit F me 6 pikë të grumbulluara, pasi Suedia mori vendin e parë vetëm nga golavarazhi me të njëjtën sasi pikësh.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko