-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Llakatundi hambari i madh i kanabisit/ Pas 15 tonëve, gjenden dhe 600 kg

Vijon operacioni masiv antidrogë i policisë në fshatrat e Vlorës. Pas sasisë rekord të sekuestruar më herët, afro 15 ton rreth mesditës është gjetur një tjetër sasi lënde narkotike po në fshatin Drithas.

Bëhet fjalë për rreth 600 kg kanabis sativa, e cila ështe gjetur gjatë kontrollit të territorit rreth zonës ku u gjet sasia prej 15 tonë. Për kontrollin është përdorur qeni antidrogë.

Lënda narkotike është gjetur e fshehur në shkurret pranë një përroi, e vendosur në disa thasë sintetikë të cilët përmbanin pluhur të imët, të ngjashëm me atë të kanabisit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo pjesë territoriale është pronë e shtetasit Myzafer Tushaj dhe e vëllait të tij F. Tushaj.

Sasia e konsiderueshme e narkotikëve po transportohet drejt ambjenteve të Drejtorisë së Policisë së Vlorës.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko