Aktualitet

LIVE/Ministrja dy herë para medias, nuk i bind studentët të lënë protestën

               Publikuar në : 14:57 - 06/12/18 |
ri.de.

Studentët ashtu siç patën deklaruar po e vijojnë protestën deri në orën 16:00. Dy daljet për mediat të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla nuk i bindën studentët të ndërpresin protestën. Në fillim Nikolla tha se do të shfuqizojë pikën 4 të VKM 288 për tarifën e provimeve të mbartura.
Dy orë më pas ajo tha se jam gati të ulem në dialog për plotësimin e tre kërkesave të tjera. Por studentët janë të vendosur për të vijuar protestën. “Jemi të bashkuar. Kemi për të fituar”, thërrasin ata me megafon. Studentët janë mosbesues ndaj ministres dhe shprehen se do të vijojnë të protestojnë deri në plorësimin e kërkesave pa bërë asnjë negociatë.

Protesta live

Pas