-Politikë

LIVE/ Basha: Protesta për kthimin e ligjshmërisë në vend

               Publikuar në : 13:46 - 09/01/18 |
ri.de.

Opozita do të thërrasë qytetarët në protestë më 27 Janar. Lideri i saj, Lulzim Basha tha se protesta është kundër veprimeve të paligjshme të qeverisë. Ai tha se kerkohet nje qeveri antimafia. “Të vendosur për të protestuar kundër qeverisjes së krimit”, u shpreh ai.

“Drejtësia është kapur politikisht. Duam drejtësi për të papunët, për studentët, për ata që duan ta ndërtojnë jetën në Shqipëri. Gjithçka nis nga kthimi i ligjshmërisë në vend. Sot kemi një narkoshtet, i ndërtuar mbi paligjshmërinë. Paligjshmëria është themeli i zgjedhjeve të kapura, i votës së blerë, që ka çuar në një Parlament, qeveri e kryeministër të paligjshëm. Pasojat e paligjshmërisë i ndjen çdo shqiptar. Objektivi i opozitës është dhënia fund e kësaj paligjshmërie”, tha Basha.

Më tej, Basha theksoi se të gjithë aleatët kanë nisur një dialog me qytetarët që do t’i paraprijë protestës.

Protesta mbahet ditën e shtunë, data 27 Janar, ora 12:00

Pas