Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

“Lista e zezë”/ Aleksandër Çipa reagon: S’kam patur kurrë shtetësi greke

Gazetari dhe analisti i njohur Aleksandër Çipa ka reaguar pas lajmit në mediat greke dhe ribotuar ne median vendase se Greqia po tenton ti heqë shtetësinë. Ai thotë se nuk ka mbajtur kurrë shtetësi greke, vec asaj shqiptare. 

Statusi i plotë i Çipës

Nje sqarim per opinionin publik dhe veçanerisht per mediat e vendit tim
Nuk kam pasur, nuk kam dhe besoj nuk do te kem, nenshtetesi tjeter veç asaj shqiptare. Kam dashur ne nje moment rreth vitit 2001 te kem nenshtetesine e Shqiptarit ne Kosove.

Sa per lajmin e botuar ne nje media greke dhe publikuar me zell nga shume media te vendit tim, bej me dije se nuk kam asnje dijeni zyrtare, dyshoj se eshte nje pune mediokrish e filogrekeve lokale ne Himare, dhe ne ditet e ardhme do te ve ne levizje per informim zyrtar dhe reagim, gjithe mundesite e mia si qytetar shqiptar dhe europian.

Ju bej me dije se nuk kam qene dhe nuk jam as pjese e ndonje liste tjeter qe ka te beje me shtete te rajonit, aq me teper qe nuk kam asnje arsye.

 Lista e zeze greke

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko