-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Liroi trafikantin me 5 ton drogë/ KLD: Të hetohet gjyqtari Arqile Basha

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar sot të nisë verifikimi dhe hetimi mbi vendimin e gjyqtarit Arqile Basha që liroi trafikantin në Vlorë. Rakip Arapaj i arrestuar pas akuzave për trafikun e 5 tonëve drogë është liruar pak ditë më parë nga gjyqtari Basha.

Njoftimi i plote i KLD

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka ndjekur me vëmendje informacionet e transmetuara në median e shkruar dhe vizive mbi lirimin nga paraburgimi të shtetasit R.A të hetuar, në masë sigurie arrest me burg, për mbi 5 tonë lëndë narkotike në fshatin Llakatund, Vlorë, duke theksuar se vendimi gjyqësor për lirimin e tij, dhënë nga gjyqtari A.B. i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka probleme serioze me ligjin.

Ne këto kushte, pasi u shqyrtuan paraprakisht të dhënat e transmetuara në media, si dhe kuadri ligjor në fuqi, konkretisht dispozitat e Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në RSH”, është çmuar se ka vend për verifikimin e rastit në fjalë. Inspektorati i KLD-së, ka filluar verifikimit për mbledhjen e të gjitha provave të nevojshme që hedhin dritë mbi faktet e ekspozuara në ankesën publike, duke i kërkuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë paraqitjen e të gjitha vendimeve dhe procesverbaleve mbi procesin gjyqësor të zhvilluar ndaj të pandehurit R.A lidhur me caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” dhe lidhur me lirimin e tij nga paraburgimi.

Në vijimësi KLD, nisur edhe nga ndjeshmëria e madhe që ka çështja, do të bëjë publike rezultatet e dala nga monitorimi.

Ngjarja

Në një superaksion i Policisë së Vlorës pas kërkesës së Prokurorisë në korrik të 2017 u zbuluan, dy magazina ku ishte fshehur një sasi e madhe droge. Operacioni është shtrirë në disa fshatra të Qarkut të Vlorës, ku më konkretisht në zonën e Llakatundit dhe Drithasit, ku u zbuluan 15.3 tonë drogë dhe 600 kg. Personat që konsiderohen si bosat dhe udhëheqësit e këtij grupi kriminal janë arrestuar që ditët e para të hetimit nga vetë Prokuroria e Vlorës, ndërsa pjesa tjetër ka mundur të dalë nga burgu, në ditët në vijim.

Por Gjykata e Vlorës ka liruar 9 të arrestuarit për drogën e sekuestruar. Njëri ndër ta është edhe Rakip Arapaj, 58 vjeç, i cili nga arrest në burg është lënë nga gjyqtari Arqile Basho me masën e sigurimit personal “garanci pasurore” prej 1 milion lekë, si edhe ndalimin për mos të dalë nga Shqipëria deri në përfundim të hetimeve.

Prokuroria do ta apelojë vendimin, përderisa Arapaj është i dyshuari kryesor si pronar i drogës. Sipas Prokurorisë së Vlorës, Rakip Arapaj jeton në një banesë që është 7 metra larg një objekti të braktisur ku u gjet droga, një ndërtesë kjo që ka oborr dhe portë të përbashkët me shtëpinë e të dyshuarit.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko