-Kronikë

Lirohet nga paraburgimi zyrtari i ARRSH, i caktohet masa ‘arrest shtëpie’

               Publikuar në : 20:15 - 11/10/18 |
rel d

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda liroi nga qelitë e paraburgimit ish-zyrtarin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Aksel Qurduka.

Ndaj tij u caktua masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Qurduka akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv” lidhur me ndërtimin e segmentit rrugor Tiranë-Elbasan. Aktualisht vazhdon të mbahet në burg ish-drejtori i ARRSH-së, Dashamir Xhika.

Kallëzimi ndaj tyre u bë prej Kontrollit të Lartë të Shtetit në vitin 2016 dhe më pas nga Ministria e Infrastrukturës. Auditi konstatoi që me veprimet dhe mosveprimet e tyre ata i kanë shkaktuar shteti një dëm prej rreth 54 milionë dollarësh.

Pas