Aktualitet

Lindita Nikolli: Protesta tregoi sa pak informacion kanë studentët

               Publikuar në : 14:39 - 06/12/18 |
el ida

Në daljen e saj të dytë për mediat brenda pak orëve, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se mbështet kërkesën e disa këshillave studentorë për të ngritur një grup të përbashkët pune për trajtimin e kërkesave të studentëve.

“Miratoj me të dyja duart një kërkesë që thotë se për kërkesat 2, 3 dhe 4 të ngihet një grup pune me përfaqësues nga këshilla studentorë, ministria dhe universiteti. Jam absolutisht dakord, dhe besoj se kjo është rruga e duhur për të përmirësuar shumëçka dhe të ndërtohet një dialog me të vërteta.”

Ajo tha se kjo protestë vuri në pah shumë mangësi në komunikim me studentët dhe sa pak informacion kanë pë reformën në arsim.

“Kjo protestë e studentëve tregoi para së gjithash se sa pak informacion dhe se sa pak komunikim kishte tek studentët, jo vetëm për ligjet, por edhe për gjithçka tjetër që reforma jonë e ndërmarrë e arsimit të lartë mëton të sjellë së pari për studentët dhe cilësinë e diplomave të tyre. Ndaj më shumë se sa rëndësi për të shfuqizuar pikën 4 të VKM-së, kjo protestë e studentëve ia vlejti për të ngjallur më shumë refleksion dhe si katalizator për një debat shterues brenda universitetit”, tha Nikolla

Pas