2

“Lidhja e Saimir Tahirit me Ervin Matën”

               Publikuar në : 12:57 - 09/10/18 |
ri.de.

Në një komunikim me gazetarët kreu i PD-së, Lulzim Basha foli për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në zonën e ish- Bllokut në Tiranë, aty ku humbi jetën një person dhe u plagosën 3 të tjerë. Sipas tij ngjarja në Tiranë që u shit si përplasje për një këngëtare është zbuluar se është përplasje për pazare droge. Po kaq ai për herë të parë nxorri në pah emrin e Ervin Matës. Basha tha se ka miqësi me Saimir Tahirin dhe kane qene bashke ne Gjermani, rreth 1 vit me parë.

“Në të janë përfshirë trafikantë të njohur dhe dokumentuar me lidhje nga pushteti. E mbani mend, kur Tahiri u nis për Gjermani pasi iu kthye pasaporta?

Ishte në Gjermani me këtë Matën e përfshirë në sherrin me armë në lokal mes bandave rivale.

Ka ndodhur në një lokal të preferuar të Ahmetajt dhe të ministrave dhe deputetëve të tjerë, në zemër të Tiranës”, tha Basha.

Te enjten e kaluar me 4 tetor, ndodhi ngjarja e rende ne lokalin “Monopol” ne pronesi te Redi Poleskut. Nje person u vra dhe tre u plagosen. Ne fillim u tha se perplasja ishte mes Ervis Martinajt dhe Ervin Mates (i dashuri i Elvana Gjates). Me pas ngjarja u servis si sherr banal per kengetaren, ndersa sot Basha tha se motivi jane pazaret e droges. Aktualisht Ervis Martinaj eshte i arrestuar ndersa Ervin Mata ne kerkim policor bashke me komandon Merviol Bilo.

Pas