Bota

Lëshohen 2.500 faqe dëshmi të takimit mes zyrtarëve të fushatës së Trump dhe rusëve

               Publikuar në : 18:04 - 16/05/18 |
Gerta

Një panel i Senatit amerikan ka lëshuar dokumente të reja për takimin e qershorit 2016 midis ndihmësve të fushatës së Trump dhe një delegacioni rus që premton të ndihmojë fushatën e tyre.
2.500 faqe të transkripteve konfirmojnë se Donald Trump Jr dhe ndihmësit e fushatës donin të “poshtëronin” kundërshtaren Hillary Clinton.

Takimi është pjesë e një hetimi të vazhdueshëm nga Departamenti i Drejtësisë lidhur me dyshimin e ndërhyrjes së Rusisë në vitin 2016.

Komiteti lëshoi dokumentet pas intervistave shtesë të dëshmitarëve.

Komiteti Gjyqësor i Senatit, i cili po kryen një nga hetimet në lidhje me ndërhyrjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet amerikane, intervistoi z. Trump Jr dhe katër persona të tjerë që morën pjesë në takimin e 9 qershorit në kullën e Trump në Nju Jork.

Donald Trump Jr. i tha Komisionit Juridik të Senatit se nuk i kujtohej nëse kishte diskutuar me të atin për hetimin mbi Rusinë, sipas intervistës së zbardhur të tij me këtë komision vitin e kaluar.

Komisioni bëri sot publike mbi 2500 faqe intervistash të zbardhura me të birin e zotit Trump dhe të tjerë që u takuan me një avokate ruse në Trump Tower para zgjedhjeve të vitit 2016.
Trump Jr. iu shamng shumë pyetjeve gjatë intervistës, përfshirë nëse kishte diskutuar me të atin për hetimin mbi Rusinë.

Sipas dokumentave të zbardhur, i biri i Presidentit tha gjithashtu se nuk mendonte se kishte ndonjë të keqe me takimin në Trump Tower, ku atij iu premtuan të dhëna që mund t’i shkaktonin dëm Hillary Clintonit.

I pyetur nëse mendonte se do të ishte problem që të merrte pjesë në një takim, që i ishte paraqitur si pjesë e përpjekjes së qeverisë ruse për të ndihmuar të atin, Donald Trump Jr tha “jo”.
“Jo, nuk mendova se do të ishte problem të dëgjoja informacione të rëndësishme për karakterin e një kandidateje presidenciale”, tha ai.

Takimi po shqyrtohet në hetimin e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller.
Përveç Trump Jr, komisioni intervistoi edhe katër persona të tjerë që morën pjesë në takimin e Nju Jorkut. Komisioni nuk intervistoi avokaten ruse, Natalia Veselnitskaya në qendër të takimit./opinion.al

Pas