InstaBIZ

Lëpin akulloren në mënyrë sensuale, Enca çmend fansat me pamjet e fundit

Enca Haxhia është një prej këngëtareve më të përfolura të momentit dhe hitet e saj kanë bërë bujë të madhe e po dëgjohen ngado. Pas suksesit të menjëhershëm me hitin ‘Dua’, aktualisht këngëtarja po merret me projektin e ri në bashkëpunim me reperin gjerman Nimo, i cili shumë shpejt do të lançohet për publikun.


Përveçse aktive në muzikë, Enca qëndron aktive edhe në profilin e saj në ‘Instagram’, duke ndarë herë pas here me ndjekësit foto ose video nga përditshmëria e saj. Kështu ka ndodhur edhe pak minuta më parë.
Duke qenë se këto ditë temperaturat janë rritur mjaft, këngëtarja shfaqet në ‘Instastoryn’ e saj duke u freskuar teksa konsumon një akullore. Mirëpo ajo që bie në sy është mënyra sesi Enca e lëpin akulloren e saj, duke u shfaqur kështu tejet provokuese në sytë e fansave me të cilët ka ndarë videon.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko