Aktualitet

Le Journal 1939/ Mbretëresha Geraldinë drejton një ankand bamirësie


               Publikuar në : 09:41 - 22/12/18 |
b.f

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Dhjetor 2018

“Le Journal” ka botuar, të premten e 8 dhjetorit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me drejtimin e një vepre bamirësie në Versajë nga Mbretëresha Geraldinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbretëresha Geraldinë drejton një ankand bamirësie

Bashkimi i Grave të Francës, komiteti i të cilit në Versajë drejtohet nga znj. Colomb, themeloi në fillim të luftimeve një spital ndihmës ku trajtohen të sëmurët dhe të plagosurit.

Për të mirën e kësaj pune, u organizua një shitje bamirësie në një nga sallat në afërsi të spitalit. Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë, e cila gjendej në Versajë, me ftesë të komitetit, erdhi për të kryesuar këtë ngjarje.

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-journal-1939-kur-bashkimi-i-grave-te-frances-ne-versaje-zgjodhi-mbretereshen-geraldine-si-drejtuese-te-nje-evenimenti-bamiresie/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

Pas