-Kulturë

“Le Gaulois”/ Miratimi i Ismail Qemalit për komitetin shqiptar të Milanos


               Publikuar në : 08:56 - 19/01/19 |
el ida

“Le Gaulois” ka botuar, të premten e 11 prillit 1913, në faqen numër 2, një shkrim në lidhje me krijimin e një komiteti shqiptar në Milano me miratim të Ismail Qemalit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një komitet shqiptar

Milano, 10 prill.

“Në mesin e refugjatëve shqiptarë u formua një komitet, nën patronazhin e princit mirditor Bibdoda, me ndihmën e disa personaliteteve të kolonive shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe Itali.

Ky komitet, i miratuar nga Ismaïl Qemal Beu, ka për qëllim të informojë opinionin publik evropian mbi kërkesat e kombit shqiptar dhe të mbrojë të drejtat e tij; ai përfshin përfaqësues të krahinave të ndryshme të Shqipërisë;

Ky komitet do të fillojë publikimin e një gazete me seli të përkohshme në Milano.”

M.

 

*Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/le-gaulois-1913-miratimi-i-ismail-qemalit-per-krijimin-komitetit-shqiptar-te-milanos/.

Pas