3

Le Figaro: Rritet frikshëm numri i shqiptarëve që presin për azil në Francë. Shqipëria renditet përpara Afganistanit, Haitit, Sudanit

               Publikuar në : 15:37 - 08/01/18 |
ri.de.

Gazeta më e madhe në Francë “Le Figaro” shkruan se numri i kërkesave për azil është rritur në nivel historik, duke shënuar mbi 100,000 aplikime. Vendin e parë e zënë shqiptarët, duke u renditur edhe para vendeve në konflikt të Lindjes së Mesme.

 

Numri i kërkesave për azil në Francë është rritur ndjeshëm, duke tejkaluar shifrën prej 100,000 kërkesave (janë plot 100,412 kërkesa). Një rritje prej 17% gjatë 2016, raporton Le Figaro. Kjo shifër e dhënë të hënën nga Zyra Franceze për mbrojtjen e refugjatëve dhe personave pa shtetësi (OFPRA) përfaqëson një rritje historike, thotë drejtori Pascal Brice.

E megjithatë kjo shifër nuk merr parasysh dhjetëra mijëra kërkesave që janë vendosur nën marrëveshjen e Dublinit, dmth. ata që tashmë kanë provuar fatin e tyre në një vend të Bashkimit Europian, si p.sh. Gjermania apo Italia dhe kanë shkuar më pas në Francë. Këto në parim duhet të kthehen në vendin e pritjes së parë.

Franca është një nga vendet evropiane ku kërkesa për azil është më e larta, duke u renditur pas Gjermanisë. Megjithatë, numri i pranimeve që lejon aplikantët të bëhen refugjatë ka rënë nga 38% në vitin 2016 në 36% vitin e kaluar (2017). Sipas Pascal Brice, kjo shpjegohet me situatën e shtetasve shqiptarë.

Në vitin 2017, vendi i parë i origjinës së azilkërkuesve ishte Shqipëria, me 7 630 aplikime (përjashtuar të miturit shoqërues). Kjo është një rritje prej 66%, krahashuar me vitet e mëparshme. Meqenëse Shqipëria konsiderohet një vend me “origjinë të sigurt”, OFPRA ka dhënë azil vetëm për 6.5% të aplikantëve shqiptarë. Ky fenomen është i lidhur me emigracionin ekonomik, është shprehur Pascal Brice. Shifrat e aplikantëve shqiptarë janë shqetësuese për autoritetet franceze, të cilat kanë nisur verën e kaluar një plan veprimi për të luftuar rrjetet e emigracionit të paligjshëm në bashkëpunim me palën shqiptare. Po të shohim grafikën më poshtë, dallohet qartë se në 2016 kanë kerkuar azil në France rreth 5 mije persona, ndërsa në 2017 numri ka shkuar në 7 600.

Në vend të dytë është Afganistani me 5 987 kërkesa për azil ose + 6% krahasuar me vitet e mëparshme. Ata kanë marrë azil në masën 83%. Por emigrantët afganë që arritën vitin e kaluar në Francë janë padyshim më të shumtë. Në të vërtetë, një numër i madh i tyre ndodhen nën procedurën “Dublin”, veçanërisht pasi kanë aplikuar më parë në Gjermani. Pastaj vijnë shtetasit e Haitit me 4 934 kërkesa të paraqitura, pastaj sudanezët me 4486 aplikime, etj. Në vitin 2017, rreth 43 000 persona kanë marrë statusin e refugjatit në Francë, ose 17% më shumë se në vitin 2016. /Në shqip: Opinion.al

 

 

 

Pas