Aktualitet

Le Figaro (1913): Një linjë e re detare Austri-Shqipëri


               Publikuar në : 08:54 - 02/12/18 |
b.f

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Dhjetor 2018

“Le Figaro” ka botuar, të mërkurën e 2 dhjetorit 1913, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me krijimin e një linje të re detare të rëndësishme për Shqipërinë nga kompania austro-amerikane e Triestes, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një linjë e re Austri – Shqipëri

Vjenë, 1 dhjetor

Kompania austro-amerikane e Triestes ka vendosur që të gjitha anijet që janë në shërbim në tre linjat e Nju Jorkut, Kanadasë dhe Amerikës së Jugut tani do të zbarkojnë, vajtje-ardhje, në njërin nga dy portet shqiptare, të Durrësit apo të Vlorës.

Ky shërbim i ri dhe i shpejtë midis Triestes dhe Shqipërisë do të dyfishojë shërbimin javor të krijuar tashmë muajin e kaluar nga kompania e Lloyd-it austriak. – Z. RAY.

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1913-krijimi-i-linjes-se-re-detare-qe-do-te-lidhe-durresin-dhe-vloren-me-nju-jorkun-kanadane-dhe-ameriken-e-jugut/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Pas