Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

L’Aurore (1913) : Delegacioni shqiptar i Bosnjes, me në krye Dervish Himën, rrugëve të Evropës për të mbrojtur trojet shqiptare

2017/09/09 at 6:13 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
L’Aurore (1913) : Delegacioni shqiptar i Bosnjes, me në krye Dervish Himën, rrugëve të Evropës për të mbrojtur trojet shqiptare

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Shtator 2017

Gazeta franceze, « L’Aurore », ka botuar, të premten e 24 janarit 1913, në faqe të parë, një shkrim për çështjen shqiptare.

Një delegacion shqiptarësh, të organizuar dhe të udhëhequr nga atdhetari Dervish Hima, janë nisur asokohe nga Sarajeva (Bosnja) në drejtim të shteteve të tjera të Evropës perëndimore me qëllim mbrojtjen e trojeve tona nga copëtimi.

Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë të gazetës, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

Çështja shqiptare

Delegacioni shqiptar niset për në Evropë

Sarajevë, 23 janar.

« Delegacioni i refugjatëve të Shqipërisë Veriore, nën udhëheqjen e Dervish Himës, u largua mbrëmë për turneun që ndërmerr në Evropë, në favor të çështjes shqiptare.

Delegacioni deklaroi se programi dhe dëshirat e shqiptarëve u përcaktuan në mënyrë të përkryer ; ata kërkojnë që Evropa të njohë parimin e kombësive, se Shqipëria i takon shqiptarëve, që vendi i tyre të mos gjymtohet si një trup i dedikuar amfiteatrit të anatomisë.

Shqiptarët janë mjaft të fortë për t’u mbrojtur kundër armiqve të tyre, por shpresojnë që Evropa vetë do t’i dënojë.

Ata protestojnë kundër memorandumit të dërguar në Londër për Sir Edward Grey nga delegatët malazezë, një memorandum sipas të cilit vetë shqiptarët, siç thuhet, dëshirojnë aneksimin e qyteteve shqiptare në Mal të Zi. »

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/l-aurore-1913-delegacioni-shqiptar-i-bosnjes-me-ne-krye-dervish-himen-rrugeve-te-evropes-per-te-mbrojtur-trojet-shqiptare/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

Etiketa: Delegacioni shqiptar i BosnjesL’Aurorembrojtur trojet shqiptare

Ju sugjerojmë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kap 16 emigrantë në Korçë

2 Shkurt, 2026 8:22 pm
Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit
Kryesore

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit

2 Shkurt, 2026 6:57 pm
“Parkoni Benzat, 5 idiota hedhin bomba molotov”, Balla: Saliun nuk e ka arrestuar Veliaj
Politikë

Balla i shqetësuar për parkimin dysh: Sjellin rrezik aksidentesh

2 Shkurt, 2026 6:40 pm
Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani
Bota

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani

2 Shkurt, 2026 6:32 pm
PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision
Kryesore

PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision

2 Shkurt, 2026 5:01 pm
Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein
Bota

Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein

2 Shkurt, 2026 4:57 pm
Grupi i PD përçahet për bojkotin e komisioneve, Berisha: Vendimin e merr kryesia
Kryesore

Grupi i PD përçahet për bojkotin e komisioneve, Berisha: Vendimin e merr kryesia

2 Shkurt, 2026 4:01 pm
I doli në dosjen “Epstein”, ish-presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur e as takuar
Rajoni

I doli në dosjen “Epstein”, ish-presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur e as takuar

2 Shkurt, 2026 4:00 pm
Deputeti i PD kundër Berishës për bojkotimin e reformës territoriale
Kryesore

Deputeti i PD kundër Berishës për bojkotimin e reformës territoriale

2 Shkurt, 2026 3:48 pm
Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente
Bota

Epstein, trafik organesh nga Maqedonia, trutë e 1000 personave u trafikua nga Shkupi

2 Shkurt, 2026 3:43 pm
Para
Temperaturat e larta/ Fluks pacientësh në Urgjencën e Infektivit

Dyfishohen të prekurit me kancer, pjesa më e madhe ish-metalurgë

Ish-të përndjekurit para Kuvendit: Zgjedhja e Ruçit kryeparlamentar, poshtërim!

Ish-të përndjekurit para Kuvendit: Zgjedhja e Ruçit kryeparlamentar, poshtërim!

Komisioni i Verifikimit kalon në ‘sitë’ mandatet, betohen 140 deputetët e rinj

Komisioni i Verifikimit kalon në ‘sitë’ mandatet, betohen 140 deputetët e rinj

TE FUNDIT

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kap 16 emigrantë në Korçë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
2 Shkurt, 2026

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe nacionaliteteve të ndryshme, të cilët...

Lexo më shumë

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit
2 Shkurt, 2026

Protesta e fundit e opozitës për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, ishte një mesazh për regjimin e Ramës dhe...

Lexo më shumë

Balla i shqetësuar për parkimin dysh: Sjellin rrezik aksidentesh

“Parkoni Benzat, 5 idiota hedhin bomba molotov”, Balla: Saliun nuk e ka arrestuar Veliaj
2 Shkurt, 2026

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ndarë në rrjete sociale disa foto nga rrugët e Tiranës, ku makinat...

Lexo më shumë

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani
2 Shkurt, 2026

Pesë persona janë arrestuar në Gjermani me dyshimin për shkelje të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë pas shpërthimit të luftës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com