-Politikë, Aktualitet, Kryesore

Largohet opozita, mazhoranca voton nisjen e procedurës për prokurorin e ri

Mazhoranca në komisionin e Ligjeve ka miratuar projektvendim për të nisur procedurat për zgjedhjen e një Prokurori të Përkohshëm të Përgjithshëm. Pr/vendimi mori votat e PS, pasi PD dhe LSI u larguan pak më parë nga mbledhja e Komisionit

Opozita akuzoi se shumica po zgjedh një Prokuror të Përkohshëm për të kapur këtë institucion dhe për të rregulluar disa dosje korrupsioni të eksponentëve të saj politik.
Nga ana tjetër shumica e argumenton këtë me faktin se Prokuroria kërkon patjetër një drejtues prej ditës së nesërme duke qenë se Llallës i përfundon mandati.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko