-Shëndeti, Kryesore, Metro

Lamtumirë rënies së flokëve, procedura e re pa dhimbje dhe me garanci të përjetshme, në Spitalin Amerikan

Rezultatet e transplantimit vetëm pas dy muajsh, nga ekspertët e akademisë DHI me 62 klinika në gjithë botën

***

Rënia e flokëve ju ka ndryshuar pamjen dhe dëshironi ta keni si më parë, natyrale dhe me garanci të përjetshme? Keni vite që dëshironi të riktheni flokët tuaj rezistentë si më parë dhe nuk keni mundur t’ja dilni pavarësisht  se keni provuar disa teknika?

Tashmë mund t’i thoni lamtumirë këtyre shqetësimeve, pasi kjo është lehtësisht e mundur. Spitali Amerikan mundëson transplantin e flokëve nga mjekët më të ccertifikuar për këtë procedurë.  Akademia DHI, me 46 vjet eksperiencë dhe me  62 klinika në të gjithë botën, tashmë sjell ekspertët e saj në Spitalin Amerikan. Mjekët e kësaj akademie do të presin të interesuarit fillimisht për vizitën mjekësore e më pas për të kryer gjithë proceedurën. Rezultatet do t’i shihni vetëm pas dy muajsh dhe nuk do të keni më nevojë të rikryeni transplantin. Ai konsiston në  në marrjen e folikujve dhe mbjelljen direkt  të tyre në zonën e nevojshme në të cilën ka rrallim ose rënie flokësh.

“Është një procedurë e sigurt dhe pa dhimbje e cila ka rezultate natyre e vecc kësaj është totalisht pa dhimbje sepse shpimet janë me diametër 1 mm ose më të vogël se 1mm”, sqarojnë mjekët specialistë. Ata bëjnë me dije se është e vetmja  metodë që mund të kryhet edhe pa i prerë apo shkurtuar flokët dhe pacienti  i rikthehet aktivitetit të përditshëm ditën e nesërme . Kjo procedurë  kryhet vetëm nga profesionistë të trajnuar dhe certifikuar pranë Akademisë DHI dhe ka efikasitetin më maksimal.

  
Si kryhet transplanti i flokëve ?
Procedura kryhet në dy faza dhe do të jenë ekspertët të cilët do të vendosin për dendësinë e flokëve të rinj në mënyrë që rezultatet të jenë sa më natyrale e të kenë jetëgjatësi.

Faza e e parë është ajo e : ekstraksionit ose e marrjes së folikujve nga zona dhënëse.
Merren një nga një me anë të ekstaktuesit që ka një diametër më të vogël se 1 mm. Në këtë mënyrë folikujt nuk dëmtohen dhe mbajtja e tyre në një temperaturë të veçantë minimizon traumën dhe rrit efikasitetin e trajtimit.
Faza e dytë është ajo e : mbjelljes (e vendosjes)
Folikujt vendosen në zonën e nevojshme me anë të një pajisje të veçantë (implanter) që eleminon traumën e skalpit dhe siguron efikasitetin e trajtimit. Vendosja (mbjellja) e folikujve bëhet direkt në skalp, pa bërë vrima paraprakisht ose prerje, pra bëhet direkt.

*Shenim: Ky eshte nje artikull i sponsorizuar

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko