Aktualitet

Lamtumirë Sonila! Gazetarët të pikëlluar për ndarjen nga jeta të koleges

               Publikuar në : 16:03 - 07/12/18 |
ri.de.

Sonila Mesareja është përcjellë sot për në banesën e fundit, duke lënë dhimbje tek familjarët, miq dhe kolegë gazetarë. Ajo luftoi me kancerin për disa vite, por nuk ia doli.

Gazetarët që punuan për vite me Sonilën, gjatë homazheve kanë lexuar një mesazh prekës.

E dashur Sonila! Mikja jone e shtrenjte

Njeriu i rrallë që ike para kohe.

Ne sot u zgjuam të tronditur, sepse ti nuk do jesh më mes nesh.
Sonila e dashur, ashtu sikurse te flet familja, ti ishe një grua luftarake për këdo ti ishe e jashtëzakonshme.

Rrezatoje mirësi, te kishim pjese të familjes. Ishe busulla jonë për vlerat që kishe.

Një bashkëshorte model, nënë model, motër dhe bijë e familjeje që të rriti e edukoi me vlerat e një njeriu të rrallë.
Ne që të njohëm e dimë se me sa dinjitet luftove për jetën. Humbja jote është e pazëvendësueshme.

Sona, ne miqtë me këtë emër të flisnim, do na mungosh çdo ditë, megjithëse do jesh përgjithshmen në zemrat tona.

Lamtumirë e dashur!

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve

Pas nje semundjeje te rende, sot ndahet nga jeta gazetarja Sonila Mesareja. Kolegia Mesareja per vite punoi si reportere e Kronikes ne disa redaksi te shtypit te shkruar dhe ne shume projekte qe synuan nje gazetari cilesore.

Sonila ishte kolege e dashur, model i kembenguleses dhe nje profesioniste qe modestine e kishte vyrtyt ndersa kurajon dhe durimin i mbartte si vlera njerezore qe i shtonin besimin tek lexuesi dhe komuniteti i gazetareve. Ajo sherbeu ne redaksite e shtypit te shkruar si profesioniste e heshtur dhe me kujdesin per te ruajtur vlerat dhe cilesite e larta njerezore, duke fituar respekt e miqesi te te gjithe stafeve e kolegeve me te cilet punoi.

Ndarja nga jeta e Soniles le hapur dhimbjen e ikjes se parakohshme dhe kujtimin e vyer te nje kolegeje qe nuk do te harrohet kurre. Sonila ishte nder nismetaret e organizimeve themeluese te Unionit te Gazetareve Shqiptare dhe nje kolege qe nuk nguroi asnjehere se qeni pjese e nismave dhe reagimeve rregulluese ne jeten tone profesionale.

U prehsh ne paqe kolegia jone e dashur! E paharruar do te jesh per gjithe ne anetaret e Unonit te Gazetareve Shqiptare dhe komunitetin e gjere te gazetareve!

Ngushellime familjes!

Pas