-Kulturë, Kryesore, Metro

Lalo i kushtoi një këngë Margës, zbulohet pengu më i madh i të shoqes

Aleksandër Lalo në çdo moment të jetës së tij, gjithmonë e ka shprehur hapur dashurinë e madhe që kishte për bashkëshorten, Margën. Ndarja e papritur e kompozitorit nga jeta, sigurisht që ishte e trishtë por ajo që e ka vuajtur më tepër është pikërisht Marga, gruaja e tij e shtrenjtë, të cilës i ka kushtuar edhe një këngë.

Leonard Bombaj ka zbuluar në emisionin Rudina, një detaj shumë emocionues për bashkëshorten e Lalos. Duke qenë se Bombaj është një mik i afërt i familjes së kompozitorit, ai i ka qendruar pranë Margës në këto momente të vështira.

“Vdekja e papritur e bashkëshortit i ka lënë Margës një peng të madh, faktin që nuk ja tha asnjëherë Lalos se sa shumë e donte.”- u shpreh Leonardi.

“Ai ma thoshte çdo ditë se sa shumë më donte, ndërsa unë jo.”- i kishte rrëfyer ajo Bombajt.

Kënga “Marga ime” e kënduar nga i madhi Kastriot Tusha, është një prej më të bukurave që Lalo ka kompozuar ndonjëherë, e cila do të vijojë të mbetët në zemrat e publikut. Dëgjoni më poshtë dedikimin e Lalos kushtuar Margës:

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko