-U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Lala: Ja si e fshehin pasurinë trafikantët, të përfshira edhe bankat

Gazetarja Klodiana Lala, mbrëmjen e sotme, ka deklaruar se bankat e nivelit të dytë në vendin tonë pranojnë para që nuk u dihet origjina.

Këtë deklaratë, Lala e bëri sonte në studion e emisionit “Opinion”, e cila shtoi se përveç pranimit të shumave të dyshimta,bankat pengojnë edhe prokurorinë për të hetuar rreth këtyre shumave.

Një nga hetimet pasurore rezultonte se një apartament ishte shitur 33 herë dhe ishte e pamundur të verifikohej nga prokuroria në vite i gjithë kalimi i pronësisë, në lidhje me një aparatament të vetëm”,-tha Lala.

Sipas saj, kjo është e vështirë për t’u kapur, sepse asetet i transferojnë dhe luajnë me kleçka ligjore të pafundme.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko