-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit

Lajmi i Fundit/ Zbulohet identiteti i tre personave të plagosur

Zbulohet identiteti i tre personave që mbetën të plagosur pas një atentati mesditën e sotme në Shkodër.

Raportohet se personat e plagosur janë Doni Lisi, Enrik Prenushi si dhe Elona Çurku.

Autori dyshohet se eshte shtetasi me inicialet T.L.

Sipas të dhënave të para, mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, tek ish sheshi i 5 heronjve, ku ka pasur të shtëna me armë nga një makinë jeshile.

Dy persona kanë qëlluar nga makina në drejtim të një çifti, djalë e vajzë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastit.

Djali i ri ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa vajza ka marrë plagë të lehta.

Policia ka ngritur postblloqe të shumta në Shkodër, për kapjen e autorëve. Një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e ngjarjes.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko