-Kronikë, Kryesore

Lajmi i fundit/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, ka të plagosur

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake Arsen Gerbi 51 vjeç, është qëlluar me një plumb në këmbë nga një person i paidentifikuar.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për shkaqet e ngjarjes dhe identifikimin e arrestimin e autorit.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko