-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit

Lajmi i fundit/ Rrëzohet çifti i parashutistëve në plazhin e Vlorës

maxresdefault

Një çift parashutistës nga Kosova mësohet se ka rënë në afërsi të Plazhit të Ri në Vlorë, pasi ishin duke bërë paragliding dyshe.

Nga të dhënat e para, bëhet e ditur se aksidenti është shkaktuar nga rrymat e forta të erës, ndërkohë që çifti është dërguar në spital, dhe ndodhet në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se 32 vjeçarja me iniciale D.J. është aksidentuar gjatë uljes.

Në këtë periudhë zona e Dhermiut pret shumë vizitorë të huaj që ushtrojnë këtë sport, pasi në muajin maj është edhe Kampionati Botëror dhe bëjnë stërvitje në brigjet e vendit./opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko