-Kronikë

Lajmi i fundit/ Emri, kush është viktima e dytë shqiptare në zjarret e Greqisë

               Publikuar në : 14:42 - 27/07/18 |
d.l

Mediat greke bëjnë të ditur se një tjetër shqiptar ka humbur jetën në zjarret që prekën Atikën disa ditë më parë.

Personi i identifikuar është Viktor Seko nga Narta e Vlorës, trupi i të cilit u identifikua në morgun e spitalit të Athinës.

Seko është viktima e dytë shqiptare në tragjedinë që preku qytezën turistike të Matit në Athinë.

I moshuari ndërroi jetën pas disa ditësh agonie në spital.

Më herët në viktimë e zjarreve u identifikua edhe shqiptarja 60 vjeçare, Nica Leka nga Leshnica e Sarandës, ndërsa bashkëshorti i saj grek ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Athinës.

Edhe pse numri i viktimave shqiptare ka shkuar në dy, ambasada shqiptare në Athinë nuk ka konfirmuar ende viktima shqiptare në zjarret që prekën vendin fqinj.

Pas