-Kronikë, -Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit

Lajmi i fundit/ Aksidentohet ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj

Ish-Ministri i Financave Arben Ahmetaj është aksidentuar sot pasdite, rreth orës 17:30 në kryqëzimin e autostradës pranë pikës kuftare Tabanoc – Kumanovë ne Maqedoni, në krahun që përfshin rrugën magjistrale midis Kumanovës dhe Kriva Pallankës. Sikundër mësohet,  përplasja ka qenë midis një autobusi dhe dy automjeteve të pasagjerëve, njëri prej të cilëve Range Rover me targa të Shqipërisë të cilën e drejtonte ish ministri Financave, i cili ka goditur një automjet tjetër. Mësohet se z. Ahmetaj po vinte nga Bullgaria për në drejtim të Maqedonisës. Ish-ministri Arben Ahmetaj, ka marrë lëndime, po ashtu në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy persona tjerë të cilët ndodhen të shtruar në Klinikën e Shkupit dhe në spitalin e Kumanovës.

Ish-Ministrin Ahmetaj e ka takuar ne spital edhe zv./ministri i MPB-së te Maqedonisë, Agim Nuhiu 

 “Falë Zotit, vëllai yne, ish ministri i Financave i Shqipërisë z. Arben Ahmetaj iu shmang pasojave dhe lëndimeve të rënda trupore nga një aksident automobilistik të pësuar në orët e pasditës në afërsi të Kumanovës. Edhe personat e tjerë të aksidentuar kanë pësuar lëndime trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetë!

Uroj shërim të shpejtë për të gjithë të aksidentuarit!” ka shkruar Nihiu.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko