-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit

Lajmi i fundit/ Aksident me vdekje në Elbasan-Cërrik

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, ku një 68 vjecar ka gjetur vdekjen. 

68-vjeçari me iniciale H.H ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë. Sipas informacioneve nga vendngjarja, i moshuari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, 43-vjeçari me iniciale S.H është ndaluar nga policia dhe do të merret në pyetje për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko