-Sociale, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit

Lajm i mirë: Pas shiut, temperaturat ulen 10 gradë celcius

Valët e të nxehtit afrikan duket se kanë kaluar. Sot temperaturat në vendin tonë kanë pësuar një ulje të ndjeshme duke bërë që termometri të shënoj 30 gradë celcius. Gjatë javës temperaturat do pësojnë një rritje të lehtë por nuk do ti kalojnë 36 gradë celcius

Tirane- Pasi temperaturat arritën kulmin duke shkuar deri në 42 gradë, si dhe me një thatësirë që solli mbi 600 vatra zjarri, më në fund nisën reshjet e para të shiut të cilat kanë sjell dhe një ulje të ndjeshme te temperatutrës me 10 gradë celcius duke bërë që këtë të dielë termometri të shënojë 30 gradë.

por ata që kanë llogaritur pushimet në periudhën e mbetur të gushtit nuk duhet të shqetësohen, pasi pavarësisht shirave të rënë, nuk parashikohet që të kemi reshje të tjera dhe moti do të jetë kryesisht i kthjellët

Sipas agjensive meteorologjike dhjetëditëshi në vazhdim do jetë më i freskët. Duke filluar nga e hëna e 14 gushtit do ketë një rritje graduale por do mbeten poshtë vlerave të këtyre ditëve.

Ditët më të nxehta priten të jenë enjtja, e premtja dhe e shtuna ku temperaturat maksimale do shkojnë rreth 36 gradë celsius.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko