Kryesore, Sport

Lajm i keq për tifozët, Buffon do të largohet nga Juventus në fund të sezonit

Portieri legjendar i Juventusit Gianluigi Buffon, ka lajmëuar se në fund të sezonit do të tërhiqet nga futbolli. Pas 17 vitesh karrierë Buffon do të luajë ndeshjen e fundit me Juventus ditën e shtunë.

“E shtuna do të jetë ndeshja ime e fundit për Juventusin dhe do të përfundoj këtë udhëtim me dy kupa, me presidentin, dhe me të gjithë bardhë e zinjtë, do të jetë shumë e veçantë,” shtoi ai.

Buffon po përballet me një ndalim të Uefa për komentet e bëra në lidhje me arbitrin anglez Michael Oliver, i cili i dha karton të kuq gjatë humbjes së çerekfinales së Ligës së Kampionëve me Real Madridin muajin e kaluar.

Tre ditë më parë isha i sigurt që do t’i jepja fund karrierës time si futbollist, por tani po shoh se më kanë ardhur oferta shumë interesante nga klube si në Itali edhe jashtë saj. Javën e ardhshme do të vendos se çfarë do të bëj”, ka deklaruar Buffon në një konferencë për shtyp.

Buffon, i cili u bashkua me Juventusin nga Parma në vitin 2001, është shprehur se ka pasur shumë oferta, ndërsa nuk dëshiron të luajë në një skuadër të vogël.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko