-Shëndeti

Lajm i keq për meshkujt, penisi mund të shkurtohet për këto 5 arsye

               Publikuar në : 12:12 - 13/02/18 |
E SH

Sipas britanikes “The Sun”, penisi mund të shkurtohet me 1 centimetër për disa arsye të ndryshme. Për disa prej këtyre arsyeve ju nuk mund të bëni dot asgjë, ndërsa për disa të tjera janë në dorën tuaj. Madhësia mesatare e një penisi është 13.12 cm. Por aq centimetra sa ju mendoni se keni, mund të mos qëndrojnë aq përgjithmonë. Arsyet? Zbulojini si më poshtë:

Duhanpirja – Disa prej tiksinave të cigares, mund të ndikojnë drejtëpërdrejtë në qarkullimin e gjakut në penis. Përveç kësaj, me kalimin e kohës duhanpirja ju shkakton edhe probleme me ereksionin.

Ilaçet – Disa prej ilaçeve të cilat ju përdorni mund të ndikojnë edhe në zvogëlimin e penisit tuaj. Sidomos antidepresantët dhe antibiotikët e fortë.

Plakja – Dihet botërisht që plakja ndryshon shumë gjëra në trupin tuaj, dhe një prej tyre është edhe madhësia e penisit.

Operacioni i prostatës – Të paktën 70% e meshkujve të cilët kanë kryer një operacion në prostatë, kanë rezultuar të kenë probleme me penisin më pas, një prej tyre edhe tkurrja e tij.

Sëmundja e Peyronie – Kjo sëmundje konsiston në marrjen e formave të ndryshme të penisit gjatë ereksionit. Kjo mund të ndikojë edhe në zvogëlimin e tij.

Pas