-Ekonomi, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Lajm i keq për duhanpirësit, çmimi i paketave do të pësojë sërish rritje

Një tjetër rritje do të vijë për çmimin e paketave të cigares në Shqipëri. Lajmin e bën të ditur faqja zyrtare e Tatimeve, ku thuhet se vitin e ardhshëm do të ketë një tjetër rritje të çmimit të paketave. Çmimi do të rritet përkatësisht me 5 lekë si pasojë e rritjes së nivelit të akcizës.

Nga 1 janari i vitit 2018, kohë kur pritet të rritet akciza, do të reflektohet menjëherë në çmimin përfundimtar të cigareve, çka do të thotë se konsumatori do ta blejë më shtrenjtë duhanin.

Sipas tyre, rritja me 5 lekë për paketë+ 20 % TVSH,  duke i shtuar dhe rritjen e tregut të pakicës, do të rezultojë me një rritje prej 10 lekë për paketë.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko