Kronikë

Lajm i fundit/ Grabitje në Sarandë, maskat rrahin dhe lidhin shtetasin në banesë

opinion lajm i fundit
               Publikuar në : 12:45 - 12/01/18 |
E SH

Një grabitje me maska ka ndodhur mëngjesin e sot në qytetin e Sarandës, ku sipas policisë në banesën e shtetatit P.L, kanë hyrë persona të paidentifikuar për të vjedhur. Sipas denoncimit të qytetarit, maskat kanë hyrë në banesë të armatosur, duke e rrahur dhe më pas lidhur atë. Ata i kanë marrë çelësat e shtëpisë dhe më pas edhe automjetin tip “Benz”.

Njoftimi i Policisë:

Ksamil,Sarandë

Informacion paraprak

Më datë 12.01.2018, Salla Operative Sarandë është njoftuar prej shtetasit P.L., se në banesën e tij i kanë shkuar tre shtetas të maskuar dhe te pajisur me armë zjarri, ku e kanë rrahur e lidhur.

Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se:

Në Ksamil, rreth orës 07:30, në banesën e shtetasit P.L., (ndërtesë tre katëshe, e cila përdoret si shtëpi pushimi gjatë sezonit veror), kanë shkuar tre shtetas të maskuar e të armatosur me armë zjarri, të cilin e kanë rrahur e goditur me qytën e armës dhe e kanë lidhur.

Autorët e maskuar i kanë marrë çelsat e banesës dhe kanë hyrë për të vjedhur.

Më pas i kanë marrë dhe mjetin tip “Benz”, me targa AA 322 DP, dhe janë larguar.

Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pas