InstaBIZ, Të Gjitha

Ky është screenshop, aplikacioni më i ri i Kim Kardashian

Shpesh na qëllon të shohim veshje të bukura në Instagram që mendojmë se do të na rrinin bukur. Këto veshje i ruajmë me Screenshot dhe i përdorim kur dalim për shopping me shpresën se do të gjejmë diçka të ngjashme.
Kim Kardashian na e bën më të thjeshtë këtë! Aplikacioni i saj i ri Screenshop, ndihmon përdoruesit e Instagram t’i gjejnë më shpejt këto rroba.
Aplikacioni është shumë i thjeshtë për t’u përdorur: fillimisht i bëjmë Screenshot veshjen që na pëlqen. Më pas e ngarkojmë në Screenshop, ku aplikacioni do të na shfaqë një numër opsionesh identike ose të ngjashme me rrobat që kemi fotografuar së bashku me çmimet.
Nëse kemi interes, mund te klikojmë te secila nga veshjet të cilat të drejtojnë në ëebsite të ndryshme për t’i blerë.
Aplikacioni funksionon jo vetem me Instagram, por edhe me platformat e tjera sociale si Facebook, Snapchat etj.
Screenshop ka edhe një website të vetin online ku mund të lini rroba, por çmimet duket se janë mjaft të shtrenjta.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko