Sport

Ky është rreziku i madh shëndetsor që i kanoset Khabib

               Publikuar në : 14:40 - 08/10/18 |
el ida

Padyshim që ata që e njohin yllin e UFC, Khabib e kanë vënë re veshin e tij që është ndryshe nga një vesh normal.

Veshi i Khabib është i fryrë dhe kjo njihet ndryshe si sindroma e “lulelakrës” . Vjen si pasojë e goditjeve të shumta që merr në të njëjtin vend.

Në këtë zonë të veshit ndodhen shumë enë gjaku, dhe ngga goditjet këto enë dëmtohen duke bërë që gjaku të shpërthejë brenda lëkurës.

Pas mpiksjes së gjakut krijohet një ind i ri, duke i dhën një formë të ngjashme me lulelakrën.

Pikërisht kjo ka ndodhur edhe me Khabibin, dhe për pasojë mund të rrezikojë edhe humbjen e dëgjim nëse nuk trajtohet.

Kjo sindromë përveç humbjes së dëgjimit, mund të sjellë edhe dhimbje koke dhe shikim të turbullt.

Sportet si MMA, boksi, dhe mundja janë ndër sportet më të ekspozuara ndaj këtij rreziku.

Pas