Travel

Ky është ishulli ku policia nuk ekziston

               Publikuar në : 14:00 - 24/03/18 |
E SH

Dy orë larg bregut të Kolumbisë, ndodhet ishulli Santa Cruz. Në këtë ishull banojnë plot 1200 njerëz.

Por ajo çka e bën të veçantë këtë vend, është se megjithëse ishulli është shumë i vogël dhe i mbipopulluar, banorët e saj jetojnë në harmoni të plotë.

Në ishullin që ka madhësinë e dy fushave të futbolli, nuk ka policë. Në këtë vend nuk ndodhin krime, pasi të gjithë e njohin njëri-tjetrin më së miri. Në Santa Cruz, ka vetëm disa shtëpi, një shkollë, 2 dyqane dhe një restorant.

E megjithëse një vend kaq i vogël nuk ofron shumë kushte, banorët e saj shprehen se janë krenarë ta quajnë Santa Cruz-in, shtëpinë e tyre.

Klan Plus

Pas