Aktualitet

Ky është administratori i UT që i kërkoi policisë të dhunojë studentët


               Publikuar në : 12:29 - 11/01/19 |
ri.de.

Zbulohet personi që i kërkoi Policisë së Shtetit të ndërhyje në mënyre te paligjshme në universitete për të penguar protestën e studentëve. Ai është një funksionar i PS, njëheresh administrator i UT, Skerdi Dafa. Gjate mesnatës dhe sot në mëngjes në fakultetin e Ekonomise dhe te Drejtesise, policia ushtroi dhune ndaj studenteve (shih videot)

Ky person, anë të një letre drejtuar policisë së shtetit i kërkon ndihmë dhe asistencë uniformave blu për garantimin e rendit dhe sigurisë për vijimin e procesit normal akademik.

Në shkresë thuhet se policia është e nevojshme edhe për ruajtjen nga dëmtimi i ambienteve që kanë bërë disa individë.

“Lutemi asistencën e Policisë së Shtetit, për garantimin e sigurisë dhe rendit publik nëpër auditorët e Fakulteteve të Universitetit të Tiranës. Prezenca e Policisë së shtetit ndihet e nevojshme në kushte kur studentët kanë filluar mësimin normalisht, por nga parashikimi i situatës në terren nga Administratorët e Fakulteteve, rezulton se ka bllokime të vazhdueshme të ambienteve të Fakulteteve.

Vlerësohet se ndodhemi në kushtet kur situata paraqitet e renduar, me pasoja negative dekrete në një numër të konsiderueshëm qytetarësh (personel e studente) dhe prezenca ka si qëllim vendosjen e normalitetit në ambientet e UT-së”, shkruan administratori i UT.

Administratori i UT, Skerdi Dafa është personi me bluze e gjelbert ne foton kryesore, teksa merrte pjese ne fushatat elektorale te Partise Socialiste. Ai ka kryer edhe funksione të tjera ne qeverisjen e Rilindjes si zv.Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Elbasanit, etj.
/Opinion.al
Me poshte letra e tij per policine.

Pas