-Politikë, Aktualitet, Kryesore

Kuvendi rinis punimet të hënën/ Ruçi: Ndryshojmë Kodin e Sjelljes për deputetët

Sesioni i ri parlamentar nis të hënën më datë 15 Janar. Pas pushimesh të gjata 1 mujore, deputetët do ti kthehen punës sipas rendit të ditës të përcaktuar nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Ruçi kërkoi që të respektohen afatet e parashikuara në kalendarin 3 javor të punimeve për të miratuar Kodin e Sjelljes së Deputetëve dhe për këtë kërkoi mirëkuptimin e opozitës. Gjithashtu ai ju bëri thirrje deputetëve që të mbështesin ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit për të reflektuar implementimin e ndryshimeve Kushtetuese dhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Kodi i Sjelljes së deputeteve ka qenë pjesë e debatit të deputetëve edhe sesionin e kaluar, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje se çfarë ka ndryshuar nga drafti paraprak, ku deputetëve do u ndalohej të merrnin dhurata të shtrenjta. /Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko