-U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Kush janë këshilltarët e Bashës?/ Berisha: Ata persona që bënë fokus-grupet

Gazetari Çim Peka, sonte, deklaroi se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërtoi një fabul të rremë, ku shiti çadrën si lëvizje popullore, por që nuk u bë kurrë e tillë; ajo mbeti thjesht një lëvizje militanteske.

Sipas tij, Basha nuk kishte arsye të sillej si një lider popullor, kur nuk arriti dot të bëhej i tillë, pavarësisht konsulencës së “këshilltarëve mizerabël”, (term i përdorur nga ish-kreu i PD-së, Sali Berisha në intervistën e dhënë sonte për Syri.net) që i mbushen mendjen se je shndërruar në një lider të ngjashëm.

Këtë deklaratë, Peka e bëri sonte në studion e emisionit Opinion në TV Klan, ndërsa shtoi se një lëvizje militanteske që nuk shndërrohet dot në një lëvizje popullore, nuk ka arsye të sillesh as me listat dhe as në fushatë si një lider i një lëvizje popullore, kur një gjë e tillë nuk ndodhi.

Duhet ta pranojmë, opozita gënjeu vetveten, kjo ishte logjika e tij. Ata që e mësuan në këtë fushatë që ai të mashtronte veten që një lëvizje militanteske, t’a konsideronte si një lëvizje popullore, por që nuk u bë kurrë e tillë, tregoi se ata ishin këshilltarë mizerabël”, tha ai.  

Por kush janë ata këshilltarë, sipas Berishës?

Peka tregoi se ish-kreu i PD-së, Sali Berisha mendonte se ata janë ata persona që janë marrë me fokus-grupet.

Shiko videon: 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko