Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Kush janë emrat e mazhorancës për shefin e ri të Prokurorisë së përgjithshme?

Përzgjedhja e kryprokurorit është gjithnjë një proces i vështirë dhe i mbushur me negociata mes palëve. Por mesa duket kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë në përzgjedhjen e emrave, pasi siç shkruan Hushtag, kreu i mazhorancës ka bërë gati dy emra për t’i prezantuar në dhjetor.

Henrik Ligori dhe Ferdinand Elezi mësohet se janë dy të përzgjedhurit e kryeministrit për postin e kryeprokurorit.

Ligori është aktualisht prokuror te Prokuroria e Krimeve të Rënda, përkatësia e tij majtas është e njohur botërisht, jo vetëm nëpërmjet lidhjeve familjare por edhe përmes promovimit që e majta i ka bërë në vite.

Ferdinand Elezi drejton aktualisht Prokurorinë e Apelit në Durrës. Ai ka një profil relativisht të tërhequr dhe është ende e paqartë se si ka fituar mbështetjen e kryeministrit, shkruan Hushtag.al.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko