-Kulturë, Aktualitet, Metro

Kush janë artistët e mëdhenj të kombit që Meta i vlerësoi si modele për fëmijët jetimë

Presidenti i Republikes, Ilir Meta në veprimtarinë e organizuar sot ne Presidence “Java e Fëmijëve pa përkrahje prindërore” solli si shembuj për fëmijet jetimë disa nga artistët tanë më të shquar të kombit shqiptar qe dolën nga kategoria shoqërore e fëmijëve jetimë.

“Po sot shpreh nderimin më të thellë për personalitetet e jashtëzakonshme që dolën nga kjo kategori shoqërore me të cilët është nderuar vendi, kombi dhe shoqëria jonë si artistët e shquar: Ibrahim Rugova, Nina Mula, Farudin Hoxha, Violeta Manushi Eno Koco, Margarita Xhepa, Xhevahir Spahiu, Shyqyri Sako, Ema Qazimi, Bejkush Birce, Andon Qezari, Limos Dizdari, Viktor Zhusti, Perikli Culi, Mimika Luca, Kico Fotiadhi, Bilal Xhaferri, Ibrahim Kodra, Kadri Roshi, Serafin Fanko, Zoica Haxho, Besim Levonja, Qamil Grezha, Kolec Traboini,, Petraq Qafzezi autor i romanit të mirënjohur ‘Bonjakët’, profesor Lek Sokoli, Mimika Luca, e sa e sa personalitete të tjera të çmura, të cilëve u kërkoj falje që nuk mund t’i përmendim në këtë ceremoni, por që do të mbeten kurdoherë në mendjen dhe në zemrën tonë për kontributet dhe vlerat e çmuara që ata i kanë dhënë shoqërisë. Këto janë modelet më të mirë për fëmijët sot”, – theksoi Presidenti Meta.


Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko