-Kulturë, Metro, Të Gjitha

Kush ja veshi Tiranës sixhaden e Shëngjergjit?

Prej disa ditësh një sixhade e madhe është vizatuar në sheshin “Nënë Tereza”, në zonën midis Akademisë së Arteve, Kolonave dhe Korpusit Universitar Politeknik. është kjo nisma e ndërmarrë nga një sërë të rinjsh, të drejtuar nga Flori Gjini, i cili ka bërë realitet ëndrrën e tij për t’i veshur kryeqytetit sixhaden e motiveve të Shëngjergjit, duke risjellë në vëmendjen tonë një pjesë të traditës kryeqytetase.

Teksa e kanë titulluar projektin e tyre “Si’xhade” këta të rinj kanë preferuar të luajnë edhe me dykuptimësinë që termi ofron, ndërsa duket se sixhadja me motivet e Shëngjergjit do të shumë kthehet shpejt edhe në jë atraksion për t’u vizituar e pse jo edhe në një shenjë idenitifikimi të qytetit.

Proojekti i ideuar dhe organizuar nga  Flori Gjini, projektuar dhe loguar grafikisht nga studentja Maria Tasho dhe me piktore implementuese Herolinda Kocllari, (ne foton me poshte) synon të shtrihet edhe në qendrat e qyteteve të tjera shqiptare, si një nismë që promovon jo vetëm kulturën tonë, por edhe vlerat e të rinjve.

sheshi 1

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko