Bota, Te Fundit

Kush është autori i sulmit të mbrëmshëm në Paris që ishte lënë i lirë nga policia?

Një oficerë policie është qëlluar për vdekje mbrëmjen e djeshme në qendër të Parisit në bulevardin Champs Elysees, nga një person i armatosur. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë ISIS, përmes agjencisë së tyre të lajmeve e ka marr përsipër sulmin e bërë pak ditë para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Një person doli nga makina e tij rreth orës 9, me orën lokale dhe hapi zjarr mbi një makinë policie të parkuar në bulevard, duke qëlluar të paktën dy oficerë. Më vonë ai u qëlluar për vdekje nga disa policë të tjerë.
sulmuesi ishte arrestuar më herët dhe është marrë në pyetje në stacionin e policisë në Meaux, jashtë Parisit, pasi për të kishte informacione se po kërkonte të blinte armë për të vratë policë, por që më pas është lënë i lirë për shkak të mungesës së provave.

Sipas “Le Parisien” i dyshuari njihet si Karim C. Ndërsa sipas një dokumenti policor të siguruar nga Associated Press, identifikohet adresa e kontrolluar në Paris si e familjes së 39 vjeçarit, Karim Cheurfi, një person me rekorde në polici.

I dyshuari njihej nga shërbimet e inteligjencës për radikalizmin e tij dhe 16 vite më parë kishte qëlluar me armë një oficerë policie gjatë një ndjekje me makinë. /opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko