Aktualitet, Kryesore

Kush e ndërmjetësoi takimin Rama-Macron? Manjani hedh dyshime: Rama, tender 1 milionë euro kompanisë ku ka punuar presidenti i Francës

Rama zhvilloi dje një takim në pallatin Elysee me Presidentin e Francës, Emanuel Macron. Vetë Kryeministri tha sot se kishte dëgjuar fjalë të mira për Shqipërinë, por nuk kishte marrë garanci për votën e Francës por hapjes së negociatave.

Ndërsa për mënyrën si u arrit ky takim, Rama tha se i kishte shkruar vetë presidentin francez dhe ai kishte pranuar ta takonte, madje biseda kishte zgjatur përtej orarit të caktuar në axhendë.

Sakaq, Ylli Manjani i LSI-së hedh dyshime se për këtë takim mund të ketë lobuar një kompani franceze që ka fituar një tender të majmë në Shqipëri. Kompania “Rothschild & Cie” ka marë tender të konsultojë Ministrinë e Financave për të ulur borxhin publik. Në këtë kompani, vite më parë ka punuar presidenti i Francës, Macron, shkruan Ylli Manjni.

Statusi i plotë i tij në facebook

1 milionë Euro nga taksat për një takim me Macron!
Kompania “Rothschild & Cie” do na konsultojë qeverinë se si të ulë borxhin!!! Se çfarë shkence është kjo që kërkon konsulencë, Rilindja e di!

Ndërkohë borxhi u shtua me 1 milionë…

Nga një kërkim në google, te kjo kompani paska punuar Macron-i…

Pas tenderit, bëhet takimi…

Hajde se po e pranojmë një takim për aq para, por a zgjidhi gjë?

Se mesa duket ju mbeti rekomandimi jo për BE, por për spital…

Lajmi ParaLajmi Pas
©2018 All Rights Reserved Opinion.al
« Kthehu Rifresko