Bota

Kurz dhe Seehofer: Shqipëria, rrugë alternative për emigrantët

               Publikuar në : 20:03 - 13/06/18 |
rel d

Fluksi gjithmonë e më i lartë i emigrantëve nga lindja bashkuan në Berlin kryeministrin austriak Sebastian Kurz dhe ministrin e Brendshëm gjerman Horst Seehofer, një prej zërave kryesorë në Gjermani për ashpërsimin e masave. Kurz dhe Seehofer paralajmëruan se emigranët kanë gjetur një rrugë alternative, që kalon nga Shqipëria.

Horst Seehofer : “Bashkë me kryeministri Kurz ramë dakord se Shqipëria po bëhet gjithmonë e më shumë një rrugë alternative për emigrantët, pas bllokimit të rrugës së parë”.

Austria vendi që më 1 korrik merr presidencën e BE i ofron Shqipërisë ndihmën e saj në përballimin e krizës.

Sebasitan Kurz :“Ne nuk duhet të presim që kjo katastrofë të përfundojë, por duhet të ndërhyjmë e të ndihmojmë autoritetet shqiptare në luftën kundër emigracionit të paligjshëm atje. 5:50 Unë ia thashë edhe kryeministrit shqiptar që Austria është e gatshme të dërgojë forca policore për ndihmë dhe ftojmë edhe vendet e tjera të na bashkohen në këtë nismë, pasi kjo është në interesin tonë”.

Sa i përket ngritjes së kampit të shumëpërfolur të emigrantëve jashtë kufijve të BE, sipas mediave gjermane Kurz ka lënë të hapur mundësinë e ndërtimit të tij në një vend jashtë bashkimit Europian. E përditshmja gjermane “Der Spiegel” shkruan se kur u pyet nga gazetarët nëse ky vend është Shqipëria, kancelari austriak u përgjigj shkurt; “të shohim”.

Tv Klan

 

Pas