-Kulturë

Kur Lenka Çuko godiste “brinjë më brinjë” Papa Gjon Palin II

               Publikuar në : 09:53 - 27/09/18 |
E SH

Nga Kastriot Dervishi

Gjatë një vizite në Pulja në shkurt 1984, Papa Gjon Pali II pati një mesazh solidariteti për popullin shqiptar që vuante verbërisht dhe i trullosur nën diktaturën komuniste. Papa, një personalitet botëror, por edhe një antikomunist i spikatur, me sytë nga lindja, tha se shqiptarët zinin një vend të veçantë në zemrën e tij dhe se shpresonte që një ditë të fitonte liria. Në atë kohë ishte ndër zërat e rrallë që i drejtohej Shqipërisë, e cila vuante një prej diktaturave më të egra në botë. Menjëherë pas këtij fjalimi, Enver Hoxha në ditarin e tij e cilësoi “një duçe të kishës” Papën, ndërsa më 27 shkurt 1984 dha tezat për një artikull, i cili u botua më 1 mars 1984 në gazetën “Zëri i Popullit” me titullin “Shpifje dhe sulmet e armiqve nuk e trembin dhe nuk e lëkundin popullin shqiptar”. Të njëjtën ditë, anëtarët e Sekretariatit, duhej të diskutonte e të lavdëronte shkrimin e nisur nga tezat e Enver Hoxhës. Diskutimi i anëtarëve të Byrosë Politike është shumë qesharak. Ish mjelësja e dalluar e kooperativave bujqësore, atë çast anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e KQ të PPSH-së, Lenka Çuko, deklaron se Papa ishte goditur “brinjë më brinjë” nga artikulli. Imagjinoni sa goditej Papa në brinjë nga shkrimet e Enverit dhe komentet e Lenkës. Humori që përcjell është origjinal, veçse në atë kohë merrej seriozisht.

Pjesë nga biseda

Shoku Adil Çarçani: Artikulli i botuar sot në “Zërin e Popullit” ishte shumë i mirë. Shumë e goditur është përdorur edhe shprehja e fjalimit që mbajti Papa në Bari, i cili tha: “Shqipëria zë një vend të veçantë në zemrën time”. Shumë bukur thuhej në artikullin e gazetës se korin e reaksionit antishqiptar e dirigjojnë të gjithë ata të cilëve u intereson politika parimore dhe konsekuente e fqinjësisë së mirë që ndjek vendi ynë, qëndrimi revolucionar i Shqipërisë, që është faktor paqeje e stabiliteti të vërtetë në Ballkan.

Shoqja Lenka Çuko: Ky artikull e ka goditur brinjë më brinjë Papën. Sidomos kur thuhet se Shqipëria nuk është Polonia dhe Papës së tanishëm shqiptarët ia kanë vënë kufirin te thana, ashtu siç ia kanë vënë në kohën e Duçes e papëve të tjerë, që bekonin fashizmin e bashkëpunonin me të për të sulmuar e grabitur popujt.

 

Pas