InstaBIZ

Kur bëhen bashkë Klaudia Pepa dhe Nora Istrefi, shikoni çfarë ndodh

               Publikuar në : 17:22 - 16/05/18 |
Gerta

Nuk i kishit parë ndonjëherë bashkë, por ja që Klaudia Pepa dhe Nora Istrefi po kurdisin diçka bashkë. Në një postim të bërë në “Instastory”, balerina dhe këngëtarja duket se po bëjnë prova në një sallë kërcimi.

Në foton e postuar nga Klaudia nuk është shkruar diçka që të thotë se çfarë i ka bërë bashkë dy bukuroshet, por nga poza e marrë duket se vajzat janë duke përgatitur koreografinë e një klipi të mundshëm, të ndonjë kënge që Nora do të publikojë.

Nuk dihet me saktësi pasi Nora nuk ka bërë asnjë postim që të tregojë se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk po mendon për ndonjë surprizë në këtë sezon verorë.

Dihet që këngëtarja ka kohë pa dalë me një projekt të ri dhe kjo verë mund të jetë ideale për tu rikthyer. Ndërkohë që ne presim gjithë kureshtje që të bëhet e ditur se çfarë po “thur” Klaudia dhe Nora në këtë sallë kërcimi.

Pas