Aktualitet, Komente, Te Fundit

Kulisat/ Ç’parashikohet nesër në protestën e PD-së?

Në përpjekjen për të ngritur tonet dhe mobilizuar militantët Partia Demokratike i ka ngritur së tepërmi tonet pra mitingut të së shtunës në ora 12 00. Në emisionet e së enjtes në mbrëmje , kreu i FRD Këliçi paralajmëroi për një vendim të madh që do tu komunikohet protestuesve vetëm atë ditë. Po në emisionin “Të paekspozuarit” Kreshnik Spahiu foli për një protestë që mund të zgjasë deri në 30 ditë ndërsa Arben Imami, e çoi atë deri në largimin e qeverisë Rama.

Edhe Aldo Bumçi në emisionin Top Story foli për një skenar Maqedonas.

“Si në rastin e Maqedonisë, ku u largua Gruevski, u formua një qeveri teknike dhe vendi shkoi në zgjedhje. Nuk ka kohë për zgjidhje tjetër. Kjo është më e vogla e mundshme. Nëse Edi Rama do të kishte treguar vullnet për dekriminalizimin, të kishte luftuar kanabisin, do të ishte një situatë tjetër. Por Edi Rama nuk dëshiron ta bëjë këtë dhe alternativa jonë është rruga.  Rama po zhduk mekanizmin e zgjedhjes dhe kjo është arsyeja madhore që ne po dalim në rrugë”, u shpreh Bumçi.

Për të arritur këto objektiva në PD, përfliten disa skenare: i pari është ai i ngritjes së çadrave përpara kryeministrisë. E dyta është ai i ndonjë akti simbolik, sein ë protestën e mëparshme kur u dogj bunkeri i Karlo Bolinos. Kjo strategji parashikon akte si goditje me vezë dhe bojë tek kryeministria, apo thyerja e markizës, strehës së kryeministrisë, e cila është kthyer në simbol të pushtetit personal të Ramës. Por ky version duket se ka shkuar deri në veshët e Ramës i cili mori masa për ta rrethuar hyrjen e godinës (lexo poshtë dy shkrimet me foto dhe video).

Por të gjitha këto plane mund të marrin një goditje për një shkak banal: që nesër moti të jetë i keq dhe me shi.

Ndaj në shtabin e PD, është hedhur edhe një version më i butë. Ai sipas të cilit protesta e nesërme do të jetë një marshim ultimativ ku ti kërkohet Ramës që të japë dorëheqjen dhe të shkohet drejt zgjedhjeve me një qeveri teknike.

Për këtë mendohet të vendoset edhe një afat.

Dhe nëse ky afat nuk pranohet atëherë sipas këtij version PD do të kalojë në protesta permanente duke i kthyer selitë e saj në Tiranë dhe në rrethe nga zyra të zakonshme partie një makineri për organizimin e turbullirave.

Deri në këto momente këto janë versionet që qarkullojnë pa pasur një vendim përfundimtar. Ai do të merret në orët që pasojnë, për ironi të fatit duke u nisur edhe nga kushtet meteorologjike. (Lapsi.al)

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko