InstaBIZ

‘Kukulla Ken’ ndalohet nga policia, arsyeja qesharake por dhe shqetësuese

               Publikuar në : 12:02 - 12/10/18 |
el ida

Ka shpenzuar qindra mijëra dollarë për operacionet plastike, në mënyrë që të duket si kukulla Ken. Rodrigo Alves njihet  si një ndër njerëzit që ka kryer më shumë ndërhyrje estetike. Ai ka rënë pre e një incidenti gjatë një vizite në Berlin të Gjermanisë.

Autoritetet gjermane i kanë kërkuar Rodrigoz mjetin e identifikimit. Ata kanë parë se fotografia në pasaportë nuk përputhej aspak me portretin e modelit. Ndaj e kanë shoqëruar atë në polici. Ka qenë vetë “Ken” që e ka publikuar këtë incident. Ai ka shkruar:

“Mua më ndali policia gjermane pasi ata donin të shihnin pasaportën time. Por pamja aktuale nuk përputhej aspak me atë që ishte aty në document. Ishte pasaporta e vjetër sepse unë kam harruar të bëj një të re. Tani më duhet të shkoj në ambasacdë që të bëj një të re që të jem në gjendje për t’u kthyer në Angli”.

 

Menjëherë Ambasada Britanike ka reaguar duke i dërguar Alves një dokument të ri në mënyrë që ai të kthehej në shtëpi.

Në një kohë kur operacionet plastike janë kthyer në një trend që kanë marrë një përhapje të gjerë anekënd botës, incidente të tilla me gjasë do të ndodhin gjithmonë e më shpesh.

Pas